Tre filma të Kosovës janë shpërblyer me çmime në Festivalin e Filmit të Evropës Qendrore dhe asaj Lindore “goEast” në Wiesbaden të Gjermanisë.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili e quajti këtë një lajm të mirë për kinematografinë vendore.
“Në mes”, me regji të Samir Karahodës, të hënën ka marrë Çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër.
Dokumentari në zhvillim i More Raçës, “Home is where the films are” është shpërblyer me grantin për hulumtim “Renovabis Research Grant”, kurse filmi i metrazhit të gjatë “Zana“, nën regji të Antoneta Kastratit, ka marrë çmimin e televizionit “3sat”.
“Si insitucion publik, jemi të lumtur t’i mbështesim dhe ndihmojmë artistët tanë që me sukseset e tyre po e vendosin Kosovën në hartën botërore të ngjarjeve të mëdha të artit e kulturës. Urime dhe suksese të vazhdueshme të gjithëve”, ka përfunduar Ahmeti./Gazeta Sinjali/