image Tre ditë pas votimit të Qeverisë Hoti, Kurti njofton se VV-ja do të mbajë tubim në Prishtinë

Politikë

Tre ditë pas votimit të Qeverisë Hoti, Kurti njofton se VV-ja do të mbajë tubim në Prishtinë

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për mbajtjen e një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të premten e ardhshme, më 12 qershor, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka njoftuar se ky tubim do të bëhet për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorit të themelimit të VV-së.

“Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ish-kryeministri ka bërë të ditur se mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Duam Zgjedhje” është duke vazhduar ende./Gazeta Sinjali/