image Tre adoleshente vranë veten brenda disa muajsh në spitalin britanik, prindërit kërkojnë drejtësi

Botë

Tre adoleshente vranë veten brenda disa muajsh në spitalin britanik, prindërit kërkojnë drejtësi

news image

Tre familje në Mbretërinë e Bashkuar janë të pikëlluara për humbjen e vajzave të tyre, të cilat vdiqën të gjitha nga vetëvrasja brenda shtatë muajve.

Gjatë kohës që vajzat kryen aktin ishin nën kujdesin e spitalit West Lane në Middlesbrough.

Christie Harnett, Nadia Sharif dhe Emily Moore ishin të gjithë nxënës të shkollave të mesme që u shtruan në spital veç e veç dhe nuk ishin njohur më parë, por u njohën me njëra-tjetrën gjatë trajtimit.

Një raport i fundit nga mbikëqyrësit zbuloi se spitali ishte “kaotik dhe i pasigurt” me “neglizhencë të vazhdueshme të të rinjve”.

Spitaliprej asaj kohe është mbyllur por është rihapur me një emër tjetër dhe familjet kërkojnë drejtësi dhe llogari nga ata që drejtonin spitalin dhe lejuan që ngjarjet të dilnin jashtë kontrollit.

Christie ishte diagnostikuar me anoreksi dhe shpesh në spital mbahej me “veshje të forta” pasi konsiderohej e rrezikshme.

Babai i Michael shpjegon momentin kur mori telefonatën e tmerrit: “Ishte diçka që nuk duhet të ndodhte, ajo ishte në një vend ku supozohej të ishte e sigurtë”.

Babai i Nadias tregon se sjellja e saj u përkeqësua në spitalin West Lane: “Në shtëpi nuk e kishte lënduar ndonjëherë veten, prerjet e gërvishtjet i shihnim vetëm në spital”. Nadia vdiq nga plagë të rënda që i kishte shkaktuar vetes, ndërsa në raportimin pas vdekjes thuhej se mes të tjerash ajo ishte tërhequr zvarrë nga stafi i spitalit.

/GazetaSinjali/