image Ndahet nga jeta infermerja nga Peja, shërbeu për 44 vjet

Sociale

Ndahet nga jeta infermerja nga Peja, shërbeu për 44 vjet

news image

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të shkurtër infermerja, Hidajete Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës, teksa bën të ditur se e njëjta shërbeu për plot 44 vjet ndaj pacientëve, ku për disa vjet ishte edhe Kryeinfermiere e Repartit të Kirurgjisë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tënde Hidajete Krasniqi.

Infermierja Hidajete Krasniqi ka shërbyer për 44 vite ndaj pacientëve për shumë vite edhe si Kryeinfermiere e Repartit të Kirurgjisë.

Hidajete Krasniqi ka nderuar jetë sot ne moshën 62 vjeçare pas një semundje të shkurtër.

Kujtimi për Motrën Hidajete Krasniqi për të gjithë që punuan me të do jetë i përjetshëm.

Pusho e qetë Motra Hidajete Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

May be an image of 1 person, smiling and hospital

/GazetaSinjali/