image U godit me thikë nga burri rreth një muaj më parë, vdes në spital gruaja nga Korça

Shqipëri

U godit me thikë nga burri rreth një muaj më parë, vdes në spital gruaja nga Korça

news image

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, Marjola Myrtollari që u plagos nga bashkëshorti i saj rreth 1 muaj më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 Qershor të këtij viti në Korçë ku 46-vjeçari, Aleko Myrtollari goditi me thikë bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren Marjola Myrtollarin.

Fillimisht në banesë kanë qenë edhe fëmijët e çiftit, por autori i ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka goditur disa herë më thikë bashkëshorten. Aleko Myrtollari raportohet po ashtu se konsumonte alkool dhe rrinte shpesh i dehur. Ai punonte jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.

Pas kryerjes së krimit, gjatë marrjes në pyetje nga policia, autori i krimit, Aleko Myrtollari ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë.

Sipas dëshmisë së Aleko Myrtollarit, ai i ka kërkuar bashkëshortes që të kërkojë punë, ndërsa ajo, sipas tij nuk ka pranuar të punojë duke kërkuar që të punojë vetëm bashkëshorti për të mbajtur fëmijët dhe familjen. Referuar dëshmisë se 46-vjeçarit, kjo ka qenë arsyeja që konflikti ka degraduar dhe ka përfunduar në plagosjen e rëndë të bashkëshortes së tij, 38-vjeçares, që i solli si pasojë vdekjen./tvklan.al

/GazetaSinjali/