image Transporti Urban njofton se ende po pranon monedhat e imëta

Kosovë

Transporti Urban njofton se ende po pranon monedhat e imëta

news image

Transporti Urban njofton se kondukterët e autobusëve pranojnë të gjitha monedhat e imëta, që janë të aprovuara nga Banka Qendrore Evropiane.

Ky njoftim u bë pas një ankese të një udhëtari të rregullt.

“Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe në një ankesë që e kemi pranuar nga një udhëtar i rregullt i Trafikut Urban për monedhat metalike të imëta, ju informojmë publikisht për të mënjanuar çdo keqkuptim, se nga kondukterët tanë në autobusët e Trafikut Urban, pranohen të gjitha kartëmonedhat (bankënotat) dhe monedhat metalike të cilat janë të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Transportit Urban./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/trafikurban/photos/a.306383163070054/1230834193958275/?type=3&theater