image Mbyllet për qarkullim bulevardi “Xhorxh Bush”, komuna njofton se si do të qarkullojnë autobusët

Sociale

Mbyllet për qarkullim bulevardi “Xhorxh Bush”, komuna njofton se si do të qarkullojnë autobusët

news image

Bulevardi “Xhorxh Bush” do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve, për të mundësuar realizimin e aktiviteteve të ​Universitetit Ndërkombëtar Veror.

Sipas njoftimit të komunës, mbyllja do të bëhet nga data 3 korrik deri më 14 korrik.

“Ju njoftojmë se, Bulevardi “Xhorxh Bush” i cili gjendet në qendër të kryeqytetit do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve e mjeteve tjera të transportit nga data 03.07.2023 deri më 14 korrik 2023. Kjo do të bëhet për t’i mundësuar Universitetit Ndërkombëtar Veror të zhvillojë aktivitetet në këtë bulevard. Ndërsa rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë”, bëhet e ditur në njoftim.

Komuna gjithashtu njoftoi se tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe do të përshkojnë rrugën “Robert Doll”.

/GazetaSinjali/