image Nga sot reduktohet orari i qarkullimit të Trafikut Urban

Kosovë

Nga sot reduktohet orari i qarkullimit të Trafikut Urban

news image

Trafiku Urban në Prishtinë ka dalë me një njoftim në lidhje me reduktimin e orarit të qarkullimit për shkak të masave të fundit antiCOVID.

Sipas këtij njoftimi, thuhet se nga sot e deri më 4 shkurt autobusët e linjave të Trafikut Urban do të qarkullojnë vetëm deri në orën 21:30.

“Njoftim për reduktimin e orarit të qarkullimit të autobusëve! Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 21.01.2022 lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 ju njoftojmë se se nga data 22 janar 2022 deri më 4 shkurt 2022, kufizohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00 dhe nisja e fundit do të realizohet në ora 21:30”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/