image Momente të rrezikshme të tejkalimit të autobusëve (VIDEO)

Siguri

Momente të rrezikshme të tejkalimit të autobusëve (VIDEO)

news image

Tejkalimet e automjeteve, e sidomos të autobusëve të cilët transportojnë udhëtarët duket se janë shpeshtuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy raste të tilla kanë ndodhur në mëngjesin e sotëm, në dy lokacione të ndryshme.

Nga pamjet që janë dërguar nga sinjalizuesit në adresë të Sinjalit, shihet se si autobusët thyejnë rregullat dhe i rrezikojnë pjesëtarët e tjerë në trafik.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Bishtazhin në rrugën Gjakovë-Prizren, ku sipas sinjalizuesit autobusi hyn në tejkalim me qëllimin e vetëm që ta zë linjën e autobusit tjetër.

Derisa edhe tregon që shenja ishte e vendosur 50 kmh, ndërkohë sipas tij, shpejtësia e autobusit ishte shumë herë më e shpejtë.

“Hyni në tejkalim i boni 3 korsi mes udhe edhe e rrezikoj komunikacionin dhe i detyroj pjesëmarrësit tjerë të largohen djathtas vetëm me ia nxon linjën autobusit tjetër para tij”, deklaroi ai.

Rasti tjetër ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku nga pamjet shihet se autobusi me targa 34 GU 334 bën një tejkalim që sipas sinjalizuesit rrezikon veturën para dhe prapa tij.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/