image Transferimi i talentit ekuadorian dështoi, Arsenal shumë pranë nënshkrimit me Jorginhon

Futboll

Transferimi i talentit ekuadorian dështoi, Arsenal shumë pranë nënshkrimit me Jorginhon

news image

Arsenali është gjithnjë e më pranë nënshkrimit me Jorginhon nga Chelsea.

Mesfushori 31-vjeçar italian mbërrin për të zëvendësuar Moises Caicedo nga Brighton. Domethënë, Arsenali dëshironte transferimin e 21-vjeçarit ekuadorian, por Brighton nuk e la të largohej.

Për këtë arsye Arsenali iu drejtua Jorginhos, shkruan David Ornstein. Arsenal duhet të paguajë rreth 13 milionë euro për Jorginhon, teksa vetë lojtari pritet të firmos një kontratë deri në vitin 2024 me opsion për një vit tjetër me “Topçinjtë”.

/GazetaSinjaliSport/