image Transferimi i Haalandit do t'i kushtojë Man Cityt plot 213 milionë funte

Futboll

Transferimi i Haalandit do t’i kushtojë Man Cityt plot 213 milionë funte

news image

Manchester City do të konfirmojë këtë javë blerjen e Erling Haaland nga Dortmund.

Tashmë është bërë e ditur se Haaland ka kryer testet mjekësore gjatë ditës së sotme si lojtar i ri i klubit anglez, teksa zyrtarizimi do të bëhet këtë javë.

Norvegjezi raportohet se ka nënshkruar kontratë të re deri në qershor të 2027.

Teksa raportohet se Man City do t’i paguajë vetëm 75 milionë për shërbimet e 21-vjeçarit, duke e aktivizuar klauzolën e tij, megjithatë e përditshmja ‘The Telegraph’ raporton se në fakt Haalandi do t’i kushtojë Man Cityt për një tarifë shumë më të shtrenjtë, transmeton Sinjali Sport.

Kuptohet se kostoja e përgjithshme e marrëveshjes mund të arrijë deri në 213 milion funte, pasi të përfshihen gjithashtu shuma për agjentët, përfaqësuesit dhe tarifat e tjera të ndryshme me vlerë deri në 50 milion.

Kjo mund të ketë bërë që Man City të arrijë transferimin e norvegjezit para disa skuadrave të tjera, duke qenë më e gatshme që të ofrojë çfarëdo që duhej financiarisht për të mbyllur këtë transferim.

/GazetaSinjaliSport/