image Transferimet më interesante të merkatos së janarit

Futboll

Transferimet më interesante të merkatos së janarit

news image

Është mbyllur edhe zyrtarisht merkatoja e dimrit në futboll.

Skuadrat evropiane kanë bërë lëvizjet e tyre për t’u përforcuar për vazhdimin e sezonit.

Kjo merkato ka treguar disa lëvizje prej më interesanteve, si ajo e Ferran Torres, Robin Gosens, Luis Diaz, e shumë lëvizje të tjera.

Por, si gjithmonë, dita e fundit është dita më e ngarkuar e merkatos.

Sot janë bërë disa lëvizje, nga të cilat ajo e Vedat Muriqit ishte kryesorja për kosovarët, kurse në futbollin evropian lëvizja e Eriksen ishte më e bukura.

Përpos Muriqit, ambient ndërroi edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili iu bashkua kampionit në fuqi, Lille.

Nga kombëtarja shqiptar, sulmuesi Myrto Uzuni bëri lëvizjen më të madhe duke kaluar nga liga hungareze tek ajo spanjolle, te skuadra e Granadas.

Më poshtë mund të shihni disa prej transferimeve më interesante në këtë merkato.

Adama Traore dhe Ferran Torres te Barcelona

Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur te Tottenhami

Dusan Vlahovic nga Fiorentina tek Juventusi

Muhamed Dubova nga Gjilani te Dubniva

Aaron Ramsey nga Juventus te Rangers

Reinildo nga Lille tek Atletico Madrid

Lo Celso nga Villarreal te Tottenham

Kemal Ademi nga Khimki te Paderborn

Van de Beek nga Man Utd tek Everton

Dele Alli nga Tottenham tek Everton

Durmishi nga Lazio te Sparta Rotterdam

Inaki Penya nga Barcelona te Galatasaray

Denis Zakaria nga Monchengladbach te Juventus

Julian Alvarez nga River Plate te Man City

Christian Eriksen te Brentford, si lojtar i lirë

Frank Lampard trajner i Everton

Thuhet se Pierre Emerick Aubameyang ka shkëputur kontratën me Arsenal dhe mund të nënshkruajë edhe nesër me Barcelonën, meqë është lojtar i lirë.

Mbetet të shihet nëse këta sulmuesi i Arsenalit do konfirmohet nesër ose gjatë ditëve në vijim.  /Gazeta Sinjali Sporti/