image Merkato interesante e janarit, ja pesë transferimet më të shtrenjta

Futboll

Merkato interesante e janarit, ja pesë transferimet më të shtrenjta

news image

Merkatoja e janarit ka parë të kompletohen disa lëvizje tejet interesante.

Skuadrat evropiane kanë bërë lëvizjet e tyre për të vazhduar pjesën e mbetur të sezonit sa më mirë.

Transferime si ato të Ferran Torres e Luis Diaz ishin prej më të vlerësuarave, dhe bëjnë pjesë në pesëshen më të shtrenjtë të transferuar këtë merkato.

Listës i prinë transferimi i Juventus, për lojtarin e Fiorentina, Dusan Vlahovic.

Dusan Vlahovic është transferuar për shumën e 63 milionë funteve.

Luis Diaz është i dyti, me kalimin e tij nga Porto te Liverpool për 50 milionë funte.

Ferran Torres me 47 milionë funte nga City te Barca, Bruno Guimares me 33 milionë funte nga Lyon te Newcastle dhe Chris Wood nga Burnley te Newcastle për 25 milionë funte kompletojnë listën.

Transferime me interes për adhuruesit e futbollit në Kosovë ishin edhe ato të Edon Zhegrovës te Lille dhe Vedat Muriqit te Mallorca. /Gazeta Sinjali Sporti/