image Juventus zbulon listën për Champions League, ja vendimi për dy transferimet e reja

Futboll

Juventus zbulon listën për Champions League, ja vendimi për dy transferimet e reja

news image

Juventus ka publikuar listën me lojtarët që do të marrin pjesë në ndeshjet e fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Në listën e Max Allegrit nuk ka gjetur vend talenti brazilian Kaio Jorge.

Por në listë janë trnasferimet e reja të dimrit Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria.

Zonja e Vjetër për kundërshtarë do ta ketë Villarrealin.

Ndeshjen e parë Juventus do ta luajë me datën 22 shkurt në Spanjë dhe atë të kthimit në 16 mars në Allianz Stadium.

Skuadra e Juventusit për Ligën e Kampionëve:

Portierë: Szczesny, Perin, Pinsoglio

Mbrojtës: De Sciglio, Danilo, Rugani, Chiellini, de Ligt, Bonucci, Alex Sandro, Pellegrini

Mesfushorë: Locatelli, Arthur, McKennie, Zakaria, Rabiot, Bernardeschi, Cuadrado, Chiesa

Sulmues: Dybala, Morata, Vlahovic, Kean /Gazeta Sinjali Sporti/