image Koeman i kënaqur me fitoren, lavdëron transferimet e reja dhe Braithwaiten

Futboll

Koeman i kënaqur me fitoren, lavdëron transferimet e reja dhe Braithwaiten

news image

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për media pas fitores ndaj Real Sociedadit.

Barcelona mposhti Sociedadin me rezultat 4 – 2, në sfidën e parë për edicionin 2021/22.

Pas ndeshjes Koeman ka lavdëruar transferimet e reja, derisa është ndarë shumë i kënaqur me fitoren.

Ndeshja: “Është e rëndësishme të nisim me fitore në La Liga. Ishte imazh i mirë. Kemi arritur të dyja, ishte fitorja e parë pa Messin. Pjesa e parë ka qenë fantastike, me topin dhe pa top sepse u rikthyem shpejtë. Ne shënuam dy gola në pjesën e parë dhe pastaj ata shënuan dhe ne në mungesë duhet të duartrokasim”.

Publiku: “Ka qenë i veçantë, për t’u shijuar. Ishte shumë mirë për njerëzit në fushë. Që nga fillimi na kanë shtyrë. Kanë qenë më skuadrën. Kemi shijuar çdo gjë. Ishin më shumë se 20 mijë të pranishëm. Na ndihmuan shumë. Duhet të jemi të fortë në shtëpi. Ishte ndeshje e mirë në çdo mënyrë”.

Memphis Depay: “Zhvilloi ndeshje të mirë, dhuroi një asistim. Gjithmonë bën gjëra të mira”.

Eric Garcia: “Luajti mjaftë mirë, u pozicionua shumë mirë. Mori vendimet e duhura”.

Presioni i lartë: “Kemi punuar shumë në këtë aspekt, në ndeshje pa top. Kemi punuar shumë mirë. Kemi bërë presion. Pjesa e parë ka qenë më e mira në shumë vite”.

Martin Braithwaite: “Mendoj se është shembull i një profesionisti, gjithmonë punon për skuadrën dhe ka përmirësuar lojën. Na ndihmoi shumë dhe shpejtësia e tij është vështirë për ta ndalur. Jam i gëzuar që kam lojtarë të tillë”.

Transferimet: “E dimë sezoni që është i gjatë dhe gjithçka mund të ndodh. Njerëzit në klub e dinë se kemi pak sulmues, por varet nga rregullat”, deklaroi ai.

Kësisoj, Barcelona mban pozitën e dytë me tre pikë, aq sa ka edhe lideri Real Madrid, por me golaverazhë më të mirë. /GazetaSinjaliSporti/