Gjatë ditës së djeshme u zhvillua ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në Hendboll.
Kosova arriti të shënoi fitore midis Rumanisë me rezultat 25-30, duke shkaktuar një shok total në Bukuresht.
Kjo humbje duket se ka qenë shumë e rëndë për trajnerin rumun të hendbollit, Gheorghe Tadic, i cili ka bërë një deklaratë skandaloze sot.
Në një intervistë për “Agerpress” ai e ka quajtur shtetin e Kosovës “komunë”.
“Nuk e di cila është fjala më e keqe, poshtërim apo turp. Komuna e Kosovës na mundi”, u shprehë trajneri i ekipit të femrave, HC Zalau.
Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës si mysafir në një ndeshje kualifikuese. Me këtë fitore, Kosova ka rritur mundësitë për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian.
Pas kësaj fitore, Kosova ka 3 pikë pas 4 ndeshjeve dhe është në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Rumania që është në vendin e tretë.
Ndeshja e ardhshme e “Dardanëve” është kundër Malit të Zi me 28 prill./Gazeta Sinjali Sporti/