image Trajneri i ri i Barcelonës jep vendimin për Arturo Vidalin

Futboll

Sport/ Trajneri i ri i Barcelonës jep vendimin për Arturo Vidalin

news image

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien, ka vendosur të mos e shesë mesfushorin, Arturo Vidal, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Skuadra katalunase ka ndërruar trajnerin dhe ka bllokuar shitjen e reprezentuesit kilian, të cilin e konsideron si futbollist të rëndësishëm të skuadrës.

Së fundmi edhe skuadra e Interit është interesuar për shërbimet e Vidalit./Gazeta Sinjali/