Ballkani sot ka mësuar kundërshtarët që do të ketë në grupet e Ligës së Konferencës, pas kualifikimit historik.
Kampioni i Kosovës është shortuar në grupin G, me Slavia Praga, CFR Cluj dhe Sivasporin, transmeton Klankosova.tv.
Në lidhje me shortin ka folur trajneri i Slavia Pragës, Jindrich Trpisvsky, i cili është shprehur i dëshpëruar me skuadrat që do të luajë, pasi priste ekipe më të forta, transmeton Klankosova.tv.
“Na vjen keq që nuk ka një ekip shumë interesant për tifozët, klub me emër të madh. Por tifozët erdhën për të na mbështetur edhe në raundet paraprake, ndaj besoj se do të na shtyjnë ta fitojmë grupin, ta kalojmë dhe të shkojmë në raundin tjetër”, ka thënë Trpisvsky.