Trajneri i Man United, Ole Gunnar Solskjaer, ka pranuar se e lëshuan një mundësi shumë të mirë për ta mposhtur Liverpol-in, shkruan Sporti në Sinjali.
Por, trajneri nuk e mohoi faktin se Liverpool-i, konsiderohet si një ekip i fortë.
“Ishte një mundësi që ne e lëshuam duke i parë shanset që i patëm për të shënuar, por prapëseprapë luajtëm kundër një ekipi shumë të fortë”, tha Solskjaer pas ndeshjes.
Solskjaer u shpreh i zhgënjyer, por, sipas tij, prapë një pikë do i ndihmojë, nëse sigurojnë fitore ndeshjen tjetër.
“Jam i zhgënjyer por, prapëseprapë një pikë bën punë nëse e fitojmë ndeshjen e radhës”, shtoi ai.