image Ronaldo pas barazimit me Chelsean: Asgjë s’është e pamundur kur luan për Man Unitedin

Futboll

Ronaldo pas barazimit me Chelsean: Asgjë s’është e pamundur kur luan për Man Unitedin

news image

Manchester United dje është përballur me Chelsean, ku nuk pati fitues, pasi rezultati final ishte 1:1, shkruan Sinjali Sporti.

E pas kësaj ndeshje, ka reaguar Cristiano Ronaldo. Ai ka thënë se Manchester United do t’i arrijë synimet që ka.

Ronaldo u fut në lojë në minutën e 64-të në vend të golashënuesit Sancho, por nuk qe në gjendje ta shtrijë ndikimin në ndeshje.

Ende e kemi një rrugë të gjatë para nesh dhe asgjë nuk është e pamundur kur luan për Man Unitedin. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim synimet tona deri në fund!” , ka thënë Ronaldo.

Pas këtij barazimi, djajtë e kuq ngrihet në vendin e tetë me 18 pikë, pesë pikë larg top katërshes.

Sancho e kaloi Unitedin në epërsi, pastaj për të barazuar rezultatin, shënoi Jorginho përmes penaltisë.

/Gazeta Sinjali Sporti/