image United synon shkëmbimin e bujshëm me gjigantin italian, në ofertë përfshihet Ronaldo

Futboll

United synon shkëmbimin e bujshëm me gjigantin italian, në ofertë përfshihet Ronaldo

news image

Cristiano Ronaldo nuk e ka të sigurtë të ardhmen në klubin anglez, Manchester United.

Dëshira e portugezit është për t’u larguar nga Old Traford, por as drejtuesit e United nuk e kanë ndërmend ta pengojnë atë.

Cristiano Ronaldo ka hasur në vështirësi për të gjetur një klub për të nënshkruar kontratë, pasi që shumë klube e kanë refuzuar yllin portugez.

Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona, PSG, Borussia Dortmund, Juventus, Chelsea, Roma e Inter Milan janë ekipet që u është ofruar portugezi.

E përditshmja italiane Tutto Sport ka raportuar se tani United ka dalë me një ofertë në drejtim të Napolit.

Djajtë e Kuq janë të interesuar për sulmuesin nigerian Victor Osimhen dhe për shërbimet e tij janë të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro.

Në këtë ofertë, United mendon të fus edhe Cristiano Ronaldon në huazim një vjeçar, për të arritur shërbimet e sulmuesit Victor Osimhen.

Napoli gjatë ditëve të ardhshme pritet të marrë një vendim nëse do ta pranojë një ofertë të tillë apo jo.

/GazetaSinjaliSport/