image Redaktori i France Football: Synimi i vetëm i Ronaldos është të ketë më shumë Topa të Artë se Messi

Futboll

Redaktori i France Football: Synimi i vetëm i Ronaldos është të ketë më shumë Topa të Artë se Messi

news image

Synimi i vetëm i Cristiano Ronaldos është të ketë më shumë Topa të Artë sesa Lionel Messi. Kështu ka thënë Pascal Ferre, redaktor i revistës France Football, e cila e ndan këtë çmim.

Ronaldo e ka fituar pesë herë Topin e Artë, ndërsa kundërshtari i tij më i madh, Lionel Messi, ka gjashtë të tillë.

Të dy janë duke garuar për këtë çmim edhe këtë vit dhe Ferre ka thënë se Ronaldo është i nxitur ta kalojë rivalin e vet para se t’i varë këpucët në gozhdë.

Ferre ka theksuar se Ronaldo i kishte thënë atij se ky çmim individual ka domethënie më të madhe për të se trofetë ekiporë në këtë kohë.

“Ronaldo e ka vetëm një synim dhe ai është të pensionohet me më shumë Topa të Artë sesa Messi”, tha Ferre për New York Times.

“E di sepse ai më ka treguar mua”, shtoi ai.

Favorit për këtë çmim konsiderohet Lionel Messi dhe Robert Lewandowski.

/Gazeta Sinjali Sporti/