image Trajneri i Çekisë tregon mënyrën se si do ta mposhtin Kosovën

Futboll

Sport/ Trajneri i Çekisë tregon mënyrën se si do ta mposhtin Kosovën

news image

Përzgjedhësi i Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka folur për takimin me Kosovën, gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Ai publikoi listën e futbollistëve për dy takimet vendimtare të nëntorit, atë me Kosovën dhe Bullgarinë.

Sfida me Kosovën luhet në Plzen më 14 nëntor, kurse tri ditë më vonë janë mysafir të Bullgarisë.

“Me Kosovën është një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë ne, prandaj do t’i hyjmë takimit me motivimin më të madh të mundshëm. Besoj se do të arrijmë fitoren”, deklaroi Silhavy para gazetarëve.

“Ne e dimë çfarë do të presim nga ndeshja me Kosovën, prandaj besojmë se do të jemi të gatshëm për ta menaxhuar takimin”, shtoi ai.

Trajneri çek foli edhe për mungesën e sulmuesit të tyre, Patrik Schick. “Ekziston një përqindje e vogël e shërimit të Patrikut”.

Çekia ka 12 pikë në vendin e dytë, një pikë më shumë se sa Kombëtarja jonë. Dy vendet e para kualifikohen tutje./Gazeta Sinjali/