Klubi i Arsenal përmes një komunikate për media ka njoftuar se trajneri i klubit, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv në testet e bëra për koronavirus.
Personeli i Arsenalit që kanë qëndruar afër Artetas do të izolohen në karantinë, transmeton Gazeta Sinjali.
Po ashtu edhe lojtarët dhe disa persona nga akademitë pritet që të hynë në karatinë.
Ky është rasti i parë në Premier Ligë që rezulton me koronavirus./Gazeta Sinjali/