image Një person në Klinë dyshohet se i doli trenit përpara

Kosovë

Tragjike/ Një person në Klinë dyshohet se i doli trenit përpara

news image

Një person në Klinë dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij këtë mëngjes.

Sipas informacioneve jozyrtare, ai dyshohet se është goditur nga treni, të cilit i ka dalë përpara, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka kërkuar konfirmim për rastin nga zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova. Ai, ndonëse ka thënë se njëherë nuk mund ta konfirmojnë rastin, ka lënë të kuptohet se një ngjarje e tillë mund t1% ketë ndodhur vërtetë.

“Nuk mund të konfirmojmë asgjë momentalisht, jemi duke bërë grumbullimin e informacioneve”, ka thënë Rugova.

Rastin nuk ka mundur ta konfirmojë as Prokuroria. /Gazeta Sinjali/