image Tragjike: Ky është i riu që humbi jetën sonte në aksidentin e trafikut

Siguri

Tragjike: Ky është i riu që humbi jetën sonte në aksidentin e trafikut

news image

Besmir Grulaj nga fshati Zojz i Prizrenit, është i riu i cili humbi jetën sonte, si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 19:40, në rrugën Prizren – Gjakovë, saktësisht në afërsi të fshatit Piranë, raporton Gazeta Sinjali.

Në aksidentin si shkak i të cilit vdiq Besmiri ishin të përfshira tri automjete: një veturë, një kamionetë dhe një traktor.

Në këtë aksident mbetën të lënduar edhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve, sipas policisë, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazeta Sinjali mëson se të lënduarit janë: personi i cili ishte në veturë me Besmirin, shoferi i kamionetës i cili vjen nga fshati Krushë e Madhe dhe shoferi i traktorit.

Po ashtu, mësohet se vetura e cila drejtohej nga tani i ndjeri e ka goditur traktorin i cili kishte rimorkion e ngarkuar me ushqim bagëtish./Gazeta Sinjali/