image Tragjike: Kampioni i botës vritet në luftën e Ukrainës

Sporte Luftarake

Tragjike: Kampioni i botës vritet në luftën e Ukrainës

news image

Lufta në Ukrainë mori shumë jetë, prej tyre edhe nga bota e sportit.

E viktima e fundit është kampioni i botës në kick-box dhe njëherësh nënkampioni i botës në K1, ukrainasi Ruslan Piskovij.

21 vjeçari ra dëshmor duke e luftuar pushtuesin rus.

Piskovij ishte gjashtë herë kampion i Ukrainës në K1, ndërsa ishte edhe finalist i Kampionatit Evropian në K1 dhe kishte medalje argjendi në K1 të Kampionatit Botëror në kategorinë deri në 70 kilogramë.

Kampionati K1 është një garë në të cilin luftërat zhvillohen në një stil të përzier të ngjashëm me kikboksin.

Luftëtarët lejohen të përdorin teknika boksi, kikboksi, tajlandez, karate e taekwondo.

Përpos që ishte nënkampion i Evropës dhe i botës, ukrainasi ishte katër herë kampion bote në kikboks dhe iu bashkua ushtrisë ukrainase si vullnetar që nga dita e parë e luftës me Rusinë.

/GazetaSinjaliSport/