Një minator 20 vjeçar ka humbur jetën pasditen e djeshme në minierën e Qafës së Barit në Fushë Arrëz si pasojë e një aksidenti.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes minatori, me iniciale L.Ll është goditur aksidentalisht nga një mjet që punonte brenda galerisë.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë që i mori jetën të riut. /Gazeta Sinjali/