image Ndërpritet ndeshja në Minatori mes Trepçës dhe Pejës, një tifozi i përkeqësohet gjendja në tribuna

Basketboll

Ndërpritet ndeshja në Minatori mes Trepçës dhe Pejës, një tifozi i përkeqësohet gjendja në tribuna

news image

Një incident në tribuna ka ndodhur para pak momentesh në palestrën Minatori në Mitrovicë.

Në duelin e parë gjysmëfinal të play-off, Trepça dhe Peja janë duke zhvilluar ndeshjen teksa pati një incident në tribuna.

Me një minutë të mbetur nga çereku i tretë, një tifozit iu përkeqësua gjendja shëndetësore, çka bëri që dy stafet mjekësore të klubeve të shkonin dhe të kontrollonin gjendjen e tij.

Pas disa minutave, tifozi është larguar nga palestra ndërsa ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.

Ndeshja ka rifilluar përsëri me skuadrën mitrovicase që është duke avancuar me rezultatin momental.

/GazetaSinjaliSport/