image Sidrit Bejleri ripërpunon këngën "Molla me shërbet"

Muzikë

Muzikë/ Sidrit Bejleri ripërpunon këngën “Molla me shërbet”

news image

Këngëtari i njohur shqiptar, Sidrit Bejleri, e ka ripërpunuar këngën e famshme të grupit kosovar Minatori, “Molla me shërbet”.

Këtë ripërpunim, Bejleri, e ka publikuar vetëm në versionin audio në kanalin zyrtar të tij në YouTube, shkruan Gazeta Sinjali.

Artisti përmes rrjetit social Instagram, ka falënderuar publikisht Naser Gjinovcin dhe Mufail Limanin, që ia mundësuan që ky projekt të ishte pjesë e albumit “Shend e verë”.

https://www.instagram.com/p/B7ROXaDHfv_/

Për muzikën dhe tekstin janë përkujdesur: Naser Gjinovci dhe Mufail Limani, ndërsa për produksionin Shpëtim Saraçi./Gazeta Sinjali/