image KB Trepça viziton tifozin të cilit iu përkeqësua gjendja në tribuna, do të jetë tifoz i veçantë i klubit në ndeshjen e radhës

Basketboll

KB Trepça viziton tifozin të cilit iu përkeqësua gjendja në tribuna, do të jetë tifoz i veçantë i klubit në ndeshjen e radhës

news image

KB Trepça dhe KB Peja e nisën sot kampanjën gjysmëfinale të play-offit në Basketboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në Minatori, pak para se të mbaronte çereku i tretë, ndodhi një incident në palestër, teksa një tifozit iu përkeqësua gjendja.

Stafet mjekësore të të dyja klubeve shkuan menjëherë në tribuna për tu përkujdesur për gjendjen e tifozit, duke ia dalë suksesshëm pasi gjendja e tifozit tashmë është e mirë.

KB Trepça përmes llogarisë në Facebook ka konfirmuar se gjendja e tifozit është e mirë, madje tifozi në fjalë së bashku me vëllezërit e tij në ndeshjen e ardhshme do të jenë mysafir të veçantë të klubit.

/GazetaSinjaliSport/