image Sot zhvillohen dy ndeshje të xhiros së fundit në basketboll

Basketboll

Sport/ Sot zhvillohen dy ndeshje të xhiros së fundit në basketboll

news image

Sot do të zhvillohen dy ndeshje të xhiros së 18-të, të stinorit vjeshtor, në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça dhe Lipjani do të takohen në ora 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, transmeton Gazeta Sinjali.

Skuadra e Trepçës renditet e teta në tabelë me 18 pikë, teksa Lipjani i fundit me 15 pikë.

Ndërkohë, nga ora 19:00 do të zhvillohet derbi i xhiros në mes të Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Kjo ndeshje luhet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Ylli është në vend të katërt me 25 pikë, derisa Prishtina prin me 27 pikë.

Ndërsa, të shtunën do të zhvillohet ndeshjet: Bashkimi – Feronikeli (17:00) dhe Rahoveci – Peja (19:00)./Gazeta Sinjali/