Dje në mëngjes është gjetur një person pa shenja jete në lagjen Mati 1 në Prishtinë, shkruan Sinjali. Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali ka thënë që bëhet fjalë për një mashkull 34 vjeç.
Lidhur me këtë rast, Policia ka dhënë detaje për dyshimet e para, ku thuhet se i riu u hodh nga kati i 12-të i banesës.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“VDEKJE E DYSHIMTË / Prishtinë 10.09.2021 – 03:52. Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”