image Tragjedia në Tetovë/ Kryqi i Kuq ndan nga 500 euro për familjet e viktimave

Rajon

Tragjedia në Tetovë/ Kryqi i Kuq ndan nga 500 euro për familjet e viktimave

news image

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllime familjeve e viktimave dhe të lënduarve në ngjarjen e mbrëmshme tragjike në COVID-qendrën në Tetovë, ndërkohë që ndihmon familjet e viktimave me nga 500 euro, mjete të pakthyeshme.

“Në këto momente të rënda, të humbjes së më të afërmve, në shenjë solidariteti dhe gjesti human, familjeve të viktimave Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’ju ndaj ndihmë në vlerë prej 30 mijë denarëve (500 euro)”.

Raportohet se deri tani autoritetet kanë identifikuar thuajse të gjitha viktimat, ndërkohë që burimet e Alsat, thonë se po punohet në identifikimin e një të fundit. /GazetaSinjali/