image “Si do jetoj pa ty”, dedikimi prekës i motrës së 24 vjeçares që vdiq nga COVID-19 në Turqi

Sociale

“Si do jetoj pa ty”, dedikimi prekës i motrës së 24 vjeçares që vdiq nga COVID-19 në Turqi

news image

Xheni Kaba, 24-vjeçare sot ka humbur jetën në Turqi si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

24-vjeçarja ishte infektuar me koronavirus në ditët e fundit të muajit gusht, kur ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë.

Ajo u dërgua në infektiv pasi që gjendja e saj u përkeqësua dhe për shkak të niveleve të oksigjenit, mjekët vendosën të ndërpresin shtatzaninë dhe të sjellin ne jetë foshnjën në javën e 31.

Pas kësaj 24-vjeçarja u fut në intubim dhe familja vendosi ta dërgonte në një spital në Turqi për shërim më të specializuar.

Motra e saj, Linda Kaba ka postuar një dedikim rrëqethës në rrjetet sociale, ku ajo ka shkruar se vajzën që la jetime 24-vjeçarja do e rrisë ajo vetë “sic ti kishe ëndrra qe nuk tu realizuan kurre”.

“O shpirti im o xhen pse motra pse ike kshu, si do jetoj une pa ty o drita ime o shpirt i shpirt tim. Ti ishe nje lule e pa celur akoma po se Zoti ve dore te njerzit e mire. O Zot pse, o sa gjera kam per te te then o xhan i motres. Gjerat e tua te mira nuk kane fund po Zoti nuk te la me, te donte afer vetes qe te jesh nje lule e bukur ne parajs.

Shpirti ime prehu ne paqe mos ki merak per gocen se do ta rris motra sic ti kishe endrra qe nuk tu realizuan kurre. Sa mall kam per ty o drita ime”, ka shkruar Linda Kaba./GazetaSinjali/