image Tragjedi në Novi Pazar/ 4 të rinj shqiptarë raportohet se vdiqën në një aksident trafiku

Siguri

Tragjedi në Novi Pazar/ 4 të rinj shqiptarë raportohet se vdiqën në një aksident trafiku

news image

Katër të rinj shqiptarë kanë vdekur mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur në afërsi të Tregut të Mallrave në Novi Pazar. Kështu kanë raportuar mediat serbe.

Rreth orës 21:45 dy vetura janë përplasur kokë më kokë në autostradë.  Katër persona kanë vdekur në vend nga një automjet, ndërsa dy të lënduar nga automjeti tjetër janë transportuar në spitalin e Novi Pazarit.

Viktimat janë me inicialet A.I. (21 vjeç), M.H. (23 vjeç), S.D. (22 vjeç) dhe A.U (21 vjeç).

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa policia vijon hetimet, ndaj qarkullimi në këtë pjesë të rrugës është i vështirësuar.

Sipas mediave atje, Presheva ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e tyre dhe se sot do të mbahet ditë zie atje.

/GazetaSinjali/