Rumania ka nisur ndihmat e para për Shqipërinë, e cila u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë në orët e para të mëngjesit.
Lajmin e bën të ditur kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili deklaron se Rumani ka nisur drejt Shqipërisë një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë.
“Solidariteti me Shqipërinë vijon. Qeveria e Rumanisë nis pas pak minutash një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë.
#Kurajo #Durim #Solidaritet”, ka shkruar Balla.