image Trafikuan një të mitur, arrestohen dy të dyshuar në Ferizaj

Kosovë

Raporti/ Trafikuan një të mitur, arrestohen dy të dyshuar në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore, pasditën e së dieles në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, viktimë e trafikimit ka qenë një vajzë e mitur.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kishin kryer veprën penale të cekur më lartë ndaj viktimës  së mitur femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.

Siç njofton policia, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti është ende duke u hetuar./Gazeta Sinjali/