image Trafiku Urban shpenzon 4 mijë euro për maska, dorëza dhe dezinfektues

Kosovë

Kontratë/ Trafiku Urban shpenzon 4 mijë euro për maska, dorëza dhe dezinfektues

news image

Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban” Prishtinë ka nënshkruar kontratë me vlerë rreth 4 mijë euro për furnizim me maska, dorëza dhe dezinfektues, si masë mbrojtëse ndaj pandemisë koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një publikimi në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, nënshkrimi i kësaj kontrate është bërë gjatë ditës së djeshme (11 mars 2020).

Furnizimin me mjete mbrojtëse që do të kushtojë saktësisht 3 mijë e 987 euro e 50 cent do ta bëjë N.T.P “ERAMED”.

Kujtojmë që qeveria e Kosovës ndau 10 milionë euro për gatishmëri dhe reagim ndaj pandemisë koronavirus. Kurse, gjatë ditës së djeshme u mor vendim që të ndërpritet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit, në të gjitha institucionet arsimore në Kosovë. /Gazeta Sinjali/