image Trafiku urban në Prishtinë publikon rrjedhën e re të qarkullimit pas datës 26 nëntor

Politikë

Trafiku urban në Prishtinë publikon rrjedhën e re të qarkullimit pas datës 26 nëntor

news image

Trafiku Urban në Prishtinë, ka bërë të ditur se do të ndryshohet orari në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve.

Përmes një postimi në Facebook është bërë e ditur arsyeja se pse do të ndodhë një gjë e tillë.

“Duke u bazuar në njoftimin e Komunës së Prishtinës se nga dita e shtunë më datë 26 nëntor deri të dielën më 08 janar 2023, për shkak të festave të fund vitit rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur. Rrjedha e qarkullimit të autobusëve do të ndryshoj sipas sqarimeve të poshtë shënuara.”, thuhet në njoftim.

Linja Nr. 1: Ndryshimi i linjës nga drejtimi Fushë-Kosovë – Prishtinë dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në pikën e fundit te Fakulteti Teknik.

Linja Nr. 1A :Ndryshimi i linjës 1A në shkuarje dhe ardhje do të vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” për në drejtim të “Bulevardit Dëshmorët e Kombit” dhe përfundon në stacionin e autobusëve.

Linja Nr. 3: Ndryshimi i linjës nga drejtimi Bardhosh – Mat dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr. 4: Ndryshimi i linjës nga drejtimi Matiqan – Gërmi dhe anasjelltas do të realizohet përmes rrugës “Robert Doll” në drejtim të rrugës “Luan Haradinaj” për në stacionet e fundit.

Linja Nr. 7C: Ndryshimi i linjës 7C nga rruga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, linja vazhdon në rrugën “Bulevardi Bill Clinton” në drejtim të pikës së fundit në lagjen Kalabria.