image Trafiku Urban me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Kosovë

Trafiku Urban me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

news image

Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar se që nga sot do të zgjatet orari i qarkullimit të autobusëve nëpër kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, ky vendim u mor pasi që qeveria miratoi masat e reja anti-COVID, ku parashihet edhe zgjatja e orarit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 06:00 deri në 20:00, në komunat të cilat hyjnë në zonën e kuqe.

 “Zgjatja e orarit të qarkullimit deri në ora 20:00. Sipas Vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00, deri në ndonjë vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse. Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët. Për më shumë sqarime, të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve përmes tel. & Viber: 045 10 11 22, 045 10 11 23, 045 10 11 28”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.

Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër parandalimit të përhapjes së koronavirusit të miratuara nga Qeveria e Kosovës./Gazeta Sinjali/