Trafiku Urban në Prishtinë njofton se nga nesër autobusët e Linjës 4 do ta devijojnë qarkullimin.
Ky devijim, sipas tyre, do të bëhet për shkak të fillimit të punimeve në rrugën “Armend Daci”, në lagjen “Bregu i Diellit”.
“Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, për shkak të punimeve, nga nesër nuk do të ketë qarkullim në Rr. “Armend Daci”, andaj autobusët e Linjës 4 do të devijojnë qarkullimin. Do të udhëtojnë drejt Rr. “Enver Maloku” në Rrugën “B” dhe tutje. Gjatë kthimit nga Lagjja Mati nuk do të ketë ndryshime”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/