image Trafikonte vajza të mitura, arrestohet një person

Kosovë

Policia/ Trafikonte vajza të mitura, arrestohet një person

news image

Një person është arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale trafikim me njerëz.

Sipas Policisë i dyshuari ka kryer veprën e trafikimit ndaj tri të miturave.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të cekur ndaj tri të miturave femra K/Shqiptare. Ndërsa si provë materiale është konfiskuar një telefon”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/