image Trafikonin vetura të vjedhura nga Kosova, shtatë persona të arrestuar

Shqipëri

Trafikonin vetura të vjedhura nga Kosova, shtatë persona të arrestuar

news image

Në kuadër të operacionit të koduar “Nacional”, janë vënë në pranga shtatë persona mes të cilëve tre punonjës të policisë.

Drejtuesi kryesor i grupit ishte Selaudin Shahini, i cili në bashkëpunim me lidhje të tij familjare dhe shoqërore kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete motorike nga Kosova për në Shqipëri.

Ndricim Shahini me lidhjet e tij shoqërore në shtetin e Kosovës siguronte vjedhjen e automjeteve të llojeve të ndryshme, shkruan abcnews, përcjell Gazeta Sinjali.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me AMP, DVP Kukës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Nacional”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– S. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

– N. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë, arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

– E. C., 24 vjeç, A. Sh., 25 vjeç, të dy banues në Kamzë, arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

– V. D., 29 vjeçe, punonjëse Policie në strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe  E. A., 24 vjeç,  punonjës policie në  DVP Kukës, arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

– F. B., 38 vjeç, banues në Kukës, me detyrë punonjës Policie në DVP Kukës, arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi J. Sh., 30 vjeç dhe janë sekuestruar 4 mjete, një shumë parash dhe 6 aparate celulare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 mjete, një shumë parash dhe 6 aparate celulare.

Vijon puna në bashkëpunim me autoritetet Policore të Kosovës, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/GazetaSinjali/