image Tottenhami vazhdon shopingun në Atalanta, kërkon Romeron

Futboll

Tottenhami vazhdon shopingun në Atalanta, kërkon Romeron

news image

Sipas mediave italiane, “Spurs”, janë në bisedime me italianët për transferimin e lojtarit gjatë afatit kalimtar të verës.

Siç raportohet, Atalanta po kërkon të paktën 55 milionë euro për lojtarin e tyre, mirëpo klubi anglez po mendon që vlera e qendërmbrojtësin është 40-45 milionë euro, ku dhe janë duke përgatitur një ofertë me këtë shumë.

Për argjentinasin ka shfaqur interesim edhe Barcelona, edhe pse ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë për të.

Romero iu bashkua Atalantës më 5 shtator 2020 në formë huazimi deri më 30 qershor 2022 me një mundësi blerjeje.

Ndryshe, Spurs para pak ditësh zyrtarizuan portierin Pierluigi Gollinin, që erdhi pikërisht nga Atalanta. /GazetaSinjaliSporti/