Tottenhami e kanë përgatitur ofertën e radhës për shërbimet e Lautaro Martinez, shkruan Sinjali Sport.
“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se Spurs janë të gatshëm të ofrojnë 77 milionë funte (rreth 90 milionë euro) për ta transferuar argjentinasin.
Martinez shihet si zëvendësues i Harry Kane, pasi ky i fundit pritet t’i bashkohet Manchester Cityt.
Raportohej se anëtari i Interit do rinovojë me Nerazzurrin, mirëpo kjo ofertë mund t’ia ndryshojë mendimin kryesisë së klubit italian.
Nga skuadra kampione e Italisë, janë larguar edhe Hakimi e Lukaku, për shkak të problemeve financiare. /Gazeta Sinjali Sporti/