image Tottenhami në frymën e fundit mposhtë minimalisht Watfordin

Futboll

Tottenhami në frymën e fundit mposhtë minimalisht Watfordin

news image

Ndeshja e dytë e vitit në Premier League, ishte ajo mes Watfordit dhe Tottenhamit, raporton Sinjali Sport.

Watfordi u mposhtë në shtëpi nga skuadra londineze, me rezultat të ngushtë 0-1.

Davinson Sanchez ishte heroi i Spurs me golin e minutës së 96-të, pas asistimit të Son.

Dy ekipet menaxhohen nga trajnerët italian me vendasit që kanë në stol Ranierin, përderisa mysafirët me Conten, duke shënuar vetëm një gol.

Watfordi mban vendin e 17 në ligē me 13 pikë, ndërsa Spurs me 33 ngritën në pozitën e pestë. /Gazeta Sinjali Sporti/