Tottenham ishte mysafir i Southamptonit, sfidë e vlefshme për xhiron e 20-të në kuadër të Premierligës.
Përballja mes këtyre dy ekipeve u mbyll pa fitues me rezultat të barabartë 1-1, shkruan Sinjali Sport.
Ward Prowse dhe Harry Kane i realizuan golat në këtë duel.
Me këtë barazim Spurs kanë pozitën e gjashtë me 30 pikë, përderisa vendasit me 21 pikë janë në vendin e 13-të.
Armando Broja luajti nga minuta e 71, duke u inkuadruar në fushë, por pa lënë ndonjë shenjë. /Gazeta Sinjali Sporti/