Tottenham Hotspur ka arritur të fitojë ndaj Brightonit, duke kaluar në 1/8 e finales së FA Cup.
Skuadra e Contes triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Brighton Hove & Albion.
Golat për “Spurs” i shënojë Harry Kane (13’ dhe 66’) si dhe autogoli nga kundërshtari, March, kurse për Brightonin shënojë Bissouma në minutën 63-të.
Me këtë fitore, Tottenhami kalon në rrethin tjetër të FA Cup. /Gazeta Sinjali Sporti/