Atletico Madrid apo Tottenham? Dy klubet e njohura ndodheshin në garë për shërbimet e Pierlugi Gollini, portieri i Atalantës në Serie A.
26-vjeçari ka vendosur të provojë një aventurë larg Italisë, dhe e ardhmja e tij duket se është Premier League.
Gazetari italian, Fabrizio Romano shkruan se “gardiani” italian do të transferohet në ishull te Tottenham.
Tottenham are set to sign Pierluigi Gollini from Atalanta as new goalkeeper, confirmed and here we go! ⚪️???????? #THFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 19, 2021
Details: loan until 2022 + option to extend the loan until 2023 + buy option for Spurs [€15m].
Buy option could become obligation in case of some targets achieved.
Drejtori i ri sportiv i Spurs, Fabio Paratici ka arritur akordin me Atalantën. Detajet e transferimit nuk bëhen të ditura, teksa zikaltrit kërkonin 17 milion euro për ta lënë të lirë Gollinin. /Gazeta Sinjali Sporti/